Akuzat për gjyqtarin Asim Vokshi/ KED reagon pas lajmit: Nuk ndikohemi nga presionet! (VIDEO)

Akuzat për gjyqtarin Asim Vokshi/ KED reagon pas lajmit: Nuk ndikohemi nga presionet! (VIDEO)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka reaguar pas lajmit të Top Channel për gjyqtarin Asim Vokshi, duke vënë në dukje se nuk ndikohet nga presionet. 

 

Sipas KED infomracionet paraprake tregojnë se publikimi mbështetet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale. Po ashtu vihet në dukje se KED dhe kryetari i tij s’kanë fshehur asnjë informacion dhe se publikimi ka cenuar reputacionin institucional dhe figurën e magjistratit. 

 

Në raportimin e TCH thuhej se Vokshi ka qenë informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës dhe se kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ia ka fshehur KED-së këtë informacion.

 

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live tha se “mbetet për t’u parë se kush ka të drejtë, KED, apo media, por kjo situatë e ka futur në ngërç procesin. Z.Vokshi ka një karrierë të nisur prej afro 2 dekadash. Edhe pse ka pretendime se ka qenë pjesë e shërbimeve informative, ai aktualisht është magjistrat. Ndryshimi i vetëm është kalimi nga Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë magjistrat në detyrë. Se kush ka të drejtë mbetet për t’u parë, por KED thotë se janë bërë të gjitha verifikimet”.

 

REAGIMI I KED 

 

Në vijim të publikimit të bërë nga “Top Channel”, që ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të kësaj lirie, përmes akuzave të pabazuara dhe pretendimeve të rënda, të pavërteta dhe shumë të rrezikshme, që cenojnë figurën e magjistratëve të përmendur dhe autoritetin e organeve kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson të nevojshme të informojë opinionin publik për disa fakte themelore.

Indikacionet paraprake tregojnë se ky publikim mbështetet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale. Sa më sipër përbën një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik, ndërsa mbetet i paqartë qëllimi i vërtetë i lajmit.

  1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Kryetari i tij nuk kanë fshehur asnjë informacion

 

Çdo veprim dhe vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është formalizuar me vendime të miratuara, të cilat publikohen në mënyrë të rregullt në faqen zyrtare të KED, në respekt të parimit të transparencës dhe llogaridhënies publike. Një gjë e tillë nuk ka gjetur pasqyrim në raportimin mediatik të lartpërmendur.

  1. Administrimi i informacionit të klasifikuar

 

Ligji përcakton qartë se të dhënat që prekin sigurinë kombëtare administrohen në mënyrë të posaçme dhe nuk mund të bëhen publike. Këshilli, duke respektuar rreptësisht detyrimet ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit, ka verifikuar se të dhënat e përcjella ishin të pabazuara dhe nuk kishin asnjë ndikim ligjor apo faktik në vlerësimin e kandidatit.

  1. Cenim i reputacionit institucional dhe i figurës së magjistratit

 

Publikimi i djeshëm përbën një akt të papërgjegjshëm, që cenon rëndë integritetin e magjistratëve, autoritetin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të institucioneve të tjera kushtetuese. Përhapja e të dhënave të klasifikuara ose interpretimi i shtrembëruar i tyre përbën shkelje të ligjit dhe dëmton besimin e publikut te institucionet kushtetuese.

  1. Nevoja për verifikim të burimit të informacionit

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kërkon organeve kompetente të verifikojnë menjëherë mënyrën se si është siguruar dhe shpërndarë informacioni i pavërtetë që mund të përmbajë të dhëna të klasifikuara, si dhe të vlerësojnë përgjegjësitë ligjore që rrjedhin nga ky veprim për efekt të ndjekjes penale ose administrative, në përputhje me parimet e përgjegjësisë dhe etikës publike.

  1. Përkushtim ndaj ligjit dhe transparencës

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi siguron opinionin publik se mbetet i përkushtuar që çdo proces të zhvillohet me paanësi, profesionalizëm dhe respekt të plotë për ligjin, i pandikuar nga asnjë formë presioni apo ndërhyrje të paligjshme, duke garantuar që vlerësimi i kandidaturave të bëhet mbi baza të dokumentuara, të verifikueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy