
Gazetari Mustafa Nano ka qenë i ftuar pasditen e sotme në studion e lajmeve në MCN TV për të folur rreth raportit në qeverisë me Komunitetin Mysliman dhe Kuvendin e “Rithemelimit” të zhvilluar ditën e shtunë. Nano tha se Rama deri më tani i ka rezistuar presionit nga Ankaraja dhe një arsye pse Rama nuk ka vajtur të takojë mund të jetë se ai ka menduar se prania e tij në rrethana fetare ka qenë e zmadhuar.
Besnik Spahiu është zgjedhur para 2-3 vitesh. Nëse Rama nuk ka kryer vizita sepse është gylenist dhe kjo verifikohet do të thotë se i është dorëzuar një presioni. Nuk e di arsyen e vërtetë. Besoj se Rama e ka zgjedhur, dhe derimë tani i ka rezistuar presionit. Ndoshta Rama ka menduar që prania e tij në rrethana fetare ka qenë e zmadhuar. Iftari ishte gjë e stëmadhe e panatyrshme. Sot njoftonte ndërtimin e një xhamie në Mullet. Nuk kanë pse të bëhen pjesë e protagonizmit fetar.
Nano tha se Kuvendi i së shtunës u zhvillua ashtu siç pritej dhe përsëriti dhe një heëë që Berisha ka muaj që nuk ka takuar një të huaj që e mbështet.
Ishte një Kuvend që pritej, u zhvillua ashtu siç dihej. Më bëri përshtypje se 37 deputetë që nuk shkuan e kanë braktisur. Ka një grupim që mund të ndërtohet një PD tjetër. Do të kemi dy grupime. Berisha ka një numër të mirë mbështetësish, por nu është provë Kuvendi. Por edhe grupi tjetër ka për t’u mobilizuar. Berisha ka muaj që nuk ka takuar një të huaj që të ketë thënë një fjalë në mbështetje të tij. Është një njeri i izoluar ndërkombëtarisht. Shoh ditë të zeza për të.
Partia po merr një formë tribale të qartë. Nëse është produkt i votës së lirë, do të thotë që ka një frymë tribale. Të ketë 4-5 % Korça dhe 30% Tropoja është një gjë që kërcet. Është një parti që po merr formën e Berishës në të gjitha kuptimet e mundshme. Mbështetja tribale jep garanci më të forta.
Nano tha se në këtë Kuvedn nuk ndodhi as hapja as bashkimi dhe se Berisha bën ç’të dojë me mbështetësit e tij.
Bashkimi dhe hapja nuk janë arritur, dhe fjalët e Buberajt lanë të kuptoninq ë nuk janë arritur. Kulluri fliste për një grup familjar aty. Përveç se tribale është dhe familjare. PD ka qenë e Berishës dhe sot ca më shumë. Berisha mund të bëjë çfarë të dojë me këta mbështetës, i kthen si të dojë pasi ata kanë vetëm një ideal t’i shërbejnë atij njeriu.
Janë disa vetë që po i bëjne thirrje Berishëstë hapë rrugën. Ai nuk do të hapë rrugën. Nuk shoh asnjë shans që kjo gjë të ndryshojë. Problemi është se ku do e çosh atë parti, mudn të jetë legjitim. Berisha është në hall. Të gjithë e dinë, të gjithë po vërtiten rreth një halli. I gjithë vendi është në kurthin e halli të një njeriu.



