Paralajmërimi i Ramës: Do shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale

Paralajmërimi i Ramës: Do shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me mësuesit e kryeqytetit ndërsa prezantoi platformën e qverisë për rritjen profesionale të tyre.

Në fjalën e tij nga ambientet e “Shkollës së Kuqe” Rama tha se mësuesit kanë bërë maksimumin për edukimin e nxënësve edhe pse punojnë në kushte dramatike.

“Mësuesit në Shqipëri në kushte dramatike kanë bërë maksimumin, por nëse nuk ndihmohen nuk përfshihen në sistem të qëndrueshëm e kanë të pamundur që vetëm me përpjekjet e tyre të ndjekin ritmin e kohës.

Nga të gjithë të dhënat, kemi një fushë të tërë për të përshkuar për të përmbushur boshllëqet e së shkuarës në trajnimin e mësuesve. Portali ‘Mësues për Shqipërinë” ka dhënë rezultate", tha Rama.

kreu i qeverisë deklaroi se drejtorët e shkollave janë aksident politik, pasi 300 prej tyre kanë rezultuar me nivel nën mestar duke paralajmëruar largimin dhe zëvendësimin me mësuesit më të mirë.

"Po përgatitemi për reformimin e DAR, nuk do të kemi më këtë numër, do jenë vetëm 4, në rajone. Sipas një harte që e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo sipas ndarjes administrative, por zhvillimit. Roli i drejtorive do të ndryshojë, DAR nuk do të jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, do të jenë garant të cilësisë për të gjithë aktorët në fushën e edukimit.

Nga zyra në pozita pritëse tani do të merren me programin. Portali do e bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore, do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe cdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike.

Përfundimisht cdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot përsa kohë bën detyrën, zëvendësimet sipas meritës. Drejtuesit janë aty, aksident politik, si një monument i së shkuarës. Nga një sistem i thjeshtë 300 drejtorë kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar, mes tyre. Nëse drejtuesit e shkollave futen në një proces normal trajnimi, sigurisht që mund ti rrisim shpejt aftësitë e tyre", theksoi kreu i qeverise.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy