
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se i kishte folur presidentit të zgjedhur meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, lidhur me sigurinë e kufirit dhe besonte se udhëheqësi i ri meksikan do t'i ndihmonte Shtetet e Bashkuara me çështjen e saj kufitare.
Trump, duke folur me gazetarët gjatë një takimi me kryeministrin holandez Mark Rutte, ai tha se me Lopez Obrador gjithashtu diskutuan Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut dhe një marrëveshje të mundshme tregtare ndërmjet Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.
Votuesit në Meksikë zgjodhën Andres Manuel Lopez Obrador si presidentin e tyre të ri, duke përkrahur platformën e tij të majtë si dhe kritikat që ai ka shprehur jo pak herë ndaj Presidentit Donald Trump.
Lopez Obrador, i njohur me inicialet e tij “AMLO”, do të marrë detyrën nga Presidenti aktual Enrique Peña Nieto më 1 dhjetor.
Ai është zotuar të trajtojë sfidat më të ashpra të Meksikës, varfërinë, dhunën dhe korrupsionin, duke denoncuar elitizmin në zyrat e larta të vendit e duke mirëpritur në to populizmin.
Por në arenën ndërkombëtare, të shumtë do ta ndjekin AMLO-n se si do jetë sjellja e tij ndaj Donald Trump.



