Tregjet e kapitalit, Çoku: 216% më shumë investime në bonot e thesarit. Qëllimi, investimi i shoqërive tregtare (VIDEO)

Tregjet e kapitalit, Çoku: 216% më shumë investime në bonot e thesarit. Qëllimi, investimi i shoqërive tregtare (VIDEO)

Kryetari i bordit të AMF, Olsi Çoku në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me tregjet e kapitalit ku së fundmi janë hedhur në bursë 500 000 lekë me afat maturimi 5-vjeçar. Ai tha se do të jepet mundësia e diversifikimit të investimeve ndërsa shtoi se pas licencimit të bursave shqiptare janë rritur kërkesat e investimeve. Sipas tij, këtë vit ka pasur 216% më shumë investime në bonot e thesarit, ndërsa theksoi se duhen alternativa më të mira atë marrjes së borxhit nga qytetarët.

Tregjet e kapitalit është një treg i madh ku shkëmbehen, shiten dhe blihen instrumente financiare që mund të jenë bursat, aksione, tituj të ndryshëm ku fitohen pronësi apo merren borxh. Tregje të tilla njihen kudo në botë dhe e njëjta gjë po ndodh tani dhe në Shqipëri. Vetëm në muajin  prill ministria financave, qeveria miratoi një ligj ku synohet rritja e këtyre tregjeve nën mbikëqyrje. Të gjitha ato kompani, apo investitorët individualë do kenë mundësi të diversifikojnë investimet e tyre përtej investimeve tradicionale që i mbajnë në bankë por tani shihet mundësia që ti diversifikojnë këto instrumente pak më ndryshe, por që në botë ka qenë një nga elementët kryesorë të zhvillimeve makroekonomike të të gjithë vendeve. Pra nëpërmjet këtij dokumenti politik synohet që zhvillimi i tregut bankar të plotësohet dhe me investime të reja si janë obligacionet apo elementë të reja apo futja në bursë.

Në vijim ai shtoi që pas licencimit të bursës shqiptare ka pasur interesim në rritje në investimet në instrumentet e investuara në tregjet e kapitalit.

Vetëm gjatë 2022 dhe fillimit të 2023 ka pasur një volum investimesh prej 216% më shumë investime, të shoqëruar dhe me një shumë të jenteve e bëri publikun të ketë interes në rritje të investimit për këto sepse në fund të fundit është një kthim i instrumenteve ku përveç kursimit tradicional shkohet në instrumente që sjellin fitim në xhepat e qytetarëve. Kërkesa shpesh herë ka qenë më e madhe se oferta, sepse tradicionalisht në Shqipëri kemi pas bërë me obligacione dhe bonot e thesarit.  Kemi të bëjmë me obligacione me ofertë private, por ka pasur dhe shoqëri që kanë emetuar këto instrumente dhe pritet që të pasurohen dhe me instrumente të tjera, kështu që kjo është mënyra që të gjithë duke u informuar të marrin pjesë në tregjet e kapitalit.

Çoku tha se shoqëria e parë që ka investuar është një institucion financiar jo bankë që vendos tashmë një gur kilometrik në bursën shqiptare e cila kishte vendosur vetëm titujt e qeverisë.

Shitja e këtij instrumenti që është i pari në treg, në tregun primar ky instrument është shitur i gjithi dhe pritet të tregtohet dhe në tregun sekondar. Për tregun shqiptar të kapitaleve është shumë i mirë, është vetëm fillimi i një pune të madhe sepse pritet që të kemi dhe instrumente të tjera që të kemi një ekonomi më likuide. Janë investime të ndryshme ngas ato tradicionale siç janë depozitat në banka, janë instrumente të cilave çmimi ju ndryshon vazhdimisht.

I pyetur se sa i përshtatshëm është infrastruktura për këtë lloj tregu, Çoku tha se sot janë të gjithë mjetet e nevojshme për të zhvilluar mjetet e këtyre instrumenteve. Sipas tij po punohet shumë fort dhe për formalizimin pasi duhet transparencë.

I kemi mundësitë dhe publiku mund të bëhet pjesë e tyre. Qëllimi është investimi i shoqërive tregtare. Në momentin që kërkojmë zhvillim të tregut të kapitalit kjo duhet ecur me tregun formal. Këto shoqëri duhet të kenë kritere të larta auditimi, duhet të jenë transparente, pasqyra financiare të tyre, gjithçka duhet të jetë në sytë e publikut i cili duhet të jetë i njohur me riskun për të ditur se ku po investon. Gjithçka duhet të jetë formale dhe e deklaruar dhe për këtë po punohet shumë fort.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy