Reklama e re e Gillette zemëron meshkujt (VIDEO)

Reklama e re e Gillette zemëron meshkujt (VIDEO)

Një reklamë e Gillette, e nxitur nga lëvizja #MeToo, po kritikohet gjerësisht pikërisht nga meshkujt.

Reklama e makinës së rrojës, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e meshkujve lidhur me bullizmin apo ngacmimin seksual, ngre pyetjen: A është kjo më e mira që mund të bëjë një burrë?

Reklama synon të nxisë meshkujt të mbajnë përgjegjësi për sjelljen e njëri-tjetrit.

Por jo të paktë kanë qenë ata që e kanë parë te kjo reklamë ngjyresa politike. Ata thonë se ajo i paraqet meshkujt si bullizues dhe ngacmues seksualë. Në Youtube, videoja ka marrë 250 mijë kundërshtime.

“Si një kompani që inkurajon meshkujt të jenë versioni më i mirë i vetes, ne kemi përgjegjësinë të promovojmë atë që është pozitive, e përmbajtur dhe e shëndetshme”,  thuhet në një deklaratë të kompanisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy