Deklaratat e Macron për vizat, Durmishi: Ambasada e Francës ka sqaruar që fokusi ishte tek fakti që Vuçiç duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet në Veri

Deklaratat e Macron për vizat, Durmishi: Ambasada e Francës ka sqaruar që fokusi ishte tek fakti që Vuçiç duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet në Veri

Skënder Durmishi, ambasador i Kosovës në Tiranë tha në studion e lajmeve në MCN Tv se Ambasada e Francës në Prishtinë ka sqaruar deklaratën e presidentit Macron mbi mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për Kosovën duke qartësuar se fokusi ka qenë tek Vuçiç, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë në Veri.

Përshtypja e parë pas lajmit ishte jo e mirë, ishte befasi jo e këndshme, diçka që nuk duhet të ndodhte, për fat u sqarua shpejt që ishte një gabim në përkthim, ose të paktën ky ky dominoi si vlerësim.

Ambasada e Francës në Prishtinë me një sqarim të veçantë ka komunikuar se fokusi i Presidentit Macron nuk ishte te vizat, por tek fakti që Vuçiç duhet të jetë përgjegjës për veprimet që ka bërë në veriun e Kosovës. Është deklaratë zyrtare e ambasadës franceze në Prishtinë. Solii kjo një relaks, ishte qetësues pas përshtypjes së parë të lajmit që mund të pezullohen vizat.

Por, edhe po ta shohim nga aspekti teknik, procedurial kjo nuk bëhet kaq lehtë, kaq shpejt. Siç është miratuar me një procedurë të veçantë, të stërzgjatur. Kosova i kishte përmbushur kushtet kohë më herët, por kishte ende mungesë të vullnetit politik në disa pika të caktuara. PE disa herë më radhë ka konstatuar se janë plotësuar kushtet dhe bënte thirrje për liberalizmin e vizave.

Po ashtu Durmishi thase vizita e kësaj të enjteje e zv.kryeministrit Bislimi në Paris duhet të shërbejë edhe për të sqaruar ndonje paqartësi të autoriteteve atje.

Nëse është kështu siç bëhen shpjegimet është lajm i mirë. Roli i Francës është roli i BE-së pak a shumë.

Vizita e Bislimit është në momentin e duhur. Nuk mund të them më saktësi, nuk i di detajet, por jam i sigurt që nëse ka diçka në Paris  që ka munguar nga këto zhvillime dhe nga veprimet që bën Kosova atëherë është rast i mirë Bislimi të bëjë shpjegimet e duhura dhe të heqë çdo dilemë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy