
"Vogue Arabia" ka mbrojtur përdorimin e një princeshe në kopertinën e revistës për të promovuar "gratë e Arabisë Saudite", pasi u akuzua për injorimin e një goditjeje ndaj aktivistëve të të drejtave të femrave.
Revista ka zgjedhur që të marrë princeshën Hayfa Bint Abdullah Al Saud, e cila ka shami në kokë dhe është e ulur në vendin e shoferes në makinë. Një ligj i ri ka dalë në Arabi, i cili lejon gratë të ngasin makinat dhe do të jetë aktiv që prej 24 qershorit.
Por, shumë gra dhe mbështetësit e tyre që kanë bërë fushatë për t'i dhënë fund dënimit që femrat nuk mund t'i japin makinës janë arrestuar në javët e fundit.
Revista është quajtur "tingull i shurdhër" nga kritikët, sepse disa nga këta aktivistë mbeten në paraburgim, shkruan BBC.

Në një deklaratë, kryeredaktori Vogue Arabia, Manuel Arnaut, mbrojti vendimet e revistës.
Ai tha se publikimi "nxjerr në pah dhe diskuton çështjet kyçe që lidhen me gruan në botën arabe" dhe tha se duke përdorur princeshën Hayfa "ndihmoi në zmadhimin" e mesazhin e tyre.
"Informimi dhe fillimi i debateve të shëndetshme rreth temave kuptimplote janë prioritet për ne dhe për këtë arsye vendosëm ta theksojmë këtë me një imazh portreti dhe fuqie që përmbush plotësisht qëllimin e saj: të përqëndrohet në rajon dhe në rolin e grave në shoqërinë saudite", tha Arnaut në një deklaratë për BBC.
Disa sauditë përdorues të Twitter-it u ankuan se princesha nuk e meritonte të ishte në kopertinë, aq më tepër me titullin "forcë shtytëse".
Por të tjerët e mirëpritën botimin, duke thënë se revista kishte "bërë histori" duke paraqitur princeshën Hayfa dhe e përshkroi atë si një "frymëzim".
Redaktori i çështjeve arabe të BBC-së, Sebastian Usher, tha se polemika ishte në kujtesë të një tjetre që përfshinte Vogue në vitin 2011, kur portretizoi zonjën e parë siriane Asmaa Assad në botimin e saj botëror, ndërsa burri i saj filloi një represion të dhunshëm të protestuesve.



