Mbi 36 shtete të eksploruara/ Geralda Koçiraj ndan eksperiencën e saj unike të udhëtimeve nëpër botë

Mbi 36 shtete të eksploruara/ Geralda Koçiraj ndan eksperiencën e saj unike të udhëtimeve nëpër botë

E pasionuar pas udhëtimeve, Geralda Koçiraj ka eksploruar mbi 36 shtete të ndryshme të botës, duke përjetuar kultura, peizazhe dhe eksperienca që, siç thotë ajo, e kanë pasuruar shpirtërisht dhe emocionalisht.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Geralda rrëfen se çdo vend e ka vizituar vetëm një herë, me përjashtim të Indonezisë.  dhe në veçanti Bali-t, të cilin ajo e cilëson si 

Kam udhëtuar vetëm, në grup apo me shoqe shumë të ngushta në 36 shtete të botës. 

Çdo udhëtim ka qenë unik, dhe gjithmonë kam kërkuar të provoj diçka të re. Vetëm Bali më ka tërhequr të rikthehem, sepse është një vend i veçantë që të jep paqe të thellë, si vendi më i sigurt dhe më i qetë për trupin, mendjen dhe shpirtin.

Aktualisht, jetoj në Arabinë Saudite, ku kam krijuar jetën time me një punë të mirë. 

Isha stjuardesë për gjashtë vite dhe gjatë pandemisë, kur u ndala, kuptova sa shumë dua jetën dhe vendosa ta jetoj ndryshe. 

I dhashë dorëheqjen, nisa një punë të mirë dhe tani, që kam më shumë liri dhe stabilitet financiar, po ndjek ëndrrën time të udhëtimeve.

Gjatë udhëtimeve, kam pasur normalisht edhe disa momente më pak të këndshme që më kanë ndodhur gjatë udhëtimeve, përfshirë një situatë në Los Angeles, ku u ndjeva e kërcënuar ndërsa ndodhesha në metro.

Pavarësisht sfidave, udhëtimet janë mënyra më e mirë për të njohur veten dhe botën.

Kur udhëton vetëm, nuk zbulon vetëm vende të reja, zbulon veten. Dhe kjo është pjesa më e bukur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy