Gjinishi: Të krijosh një debat pse u zu sheshi për 2 orë më duket e tepruar, vajzat dhe gratë s'duhet të detyrohen të mbulohen

Gjinishi: Të krijosh një debat pse u zu sheshi për 2 orë më duket e tepruar, vajzat dhe gratë s'duhet të detyrohen të mbulohen

Emir Gjinishi tha mbrëmjen e sotme në emisionin të “Paekspozuarit” se hapësira publike nuk ka të bëjë me laicizmin dhe tha se dhe në vendet evropiane njerëzit janë falur nëpër sheshe.

Britania dallon katërçipërisht me Shqipërinë, është një vend ku mbretëresha është kreu i kishte anglikane. Hapësira publike nuk ka të bëjë me laicizmin, ajo nuk i përket askujt dhe i përket të gjithëve. Të krijosh një debat pse u zu sheshi për 2 orë më duket e tepruar. Në Bruksel falen nëpër sheshe. Hapësirë publike nuk është vetëm sheshi.

Përsa i përket disa fotove ku shfaqen disa vajza të vogla të mbledhura me shami në sheshin “Skëndërbej” gjatë faljes së Bajramit, Gjinishi tha se ajo ditë nuk mund të funksionojë nëse nuk respektohet riti. Ai shtoi se nëse dikush detyron vajzat e vogla apo gratë të vendosin shaminë ai është i gatshëm të denoncojë këtë fenomen.

Ka një moshë të caktuar kur vihet shamia. Ndodh njëlloj kur merr nipin shkon në stadium i vendos bluzën e Milanit, por ai s’e ka idenë kush është.

Ditët e festave, njerëzit mundohen të imitojnë ritin e festës. Çështja është e thjeshtë, Nuk mund të funksionojë ajo ditë nëse nuk respektohet riti. Nëse ka njerëz që përdorin dhunë për ti vënë shaminë bashkëshorteve dhe dhunë  jam i gatshëm t’ i denoncoj. Respektojnë ritit, është rit fetar.

Është e gabuar nëse e detyron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy