Qeveria e Kosovës ka rritur me 20 për qind pensionet për disa kategori të penionistëve.
Lajmi u komunikua përmes një konference për mediat nga kryeministri Albin Kurti, në krah të minisrit të Financave Hekuran Murati.
“Sot kam kënaqësinë që të ju jap një lajm të mirë të gjithë pënsionistëve. Nga ky muaj, do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: Pensionin bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.



