Pse avionët janë gjithmonë të bardhë?

Pse avionët janë gjithmonë të bardhë?

Çdo kompani ajrore vendos logon në avionët e saj, por kryesisht këto mjete të transportit ajror janë në ngjyrë të bardhë. Cila është arsyeja? Ngjyra e bardhë reflekton dritën e diellit dhe rrezatimin diellor ndërsa avioni fluturon dhe mban kabinën të freskët, që do të thotë më pak kosto për kompaninë. Kompanitë shpenzojnë 146 kg bojë për një avion. Zgjedhja e ngjyrës së bardhë ose një ngjyrë tjetër e lehtë (në raste më të rralla) bëhet për shkak të nxehtësisë minimale që përthithin ato. Pjesët e avionit që kanë më shumë nevojë për t’u mbrojtur nga drita e diellit janë ato që përbëhen nga materiale plastike ose kompozita si fibrat e karbonit apo ato të xhamit. E tillë është pjesa e “hundës” së avionit, e cila duhet të jetë transparente, pasi aty ndodhet radari, që përbëhet nga material plastik. Po ashtu, pjesa e kontrollit të avionit përbëhet nga disa lloj materialesh. Prandaj ajo zakonisht lyhet me të bardhë ose gri të hapur.

Megjithatë, edhe nëse shihni një aeroplan me ngjyrë, nuk do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Zakonisht ajo që ndodh shpesh te aeroplanët me ngjyra është procesi i oksidimit. Kjo do të thotë që për shkak të ekspozimit të gjatë nën dritën e diellit dhe kushteve të ndryshme atmosferike, ngjyra zbehet me kalimin e kohës.

Historikisht, disa linja ajrore nuk kanë përdorur bojë për avionët e tyre, por u kanë lënë ngjyrën origjinale metalike. Për shumë vite, kompani amerikane fluturimesh kanë përdorur avionë me ngjyrë metalike. Por problemi ishte se me kalimin e kohës, ngjyra nxihej dhe duhej kohë dhe kosto shtesë për t’i pastruar shpesh. Prandaj shumica e linjave ajrore tashmë përdorin të bardhën ose nuancat e zbehta të ngjyrave të tjera.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy