Atletja amerikane Alysia Montano ka arritur që të vrapojë 800 metra në muajin e pestë të shtatëzanisë të enjten në garën e vrapit USA Track dhe Field Championships.
31-vjeçarja pavarësisht se nuk arriti që të fitojë garën shënoi në mënyrë të shkëlqyer dy xhiro.
Ajo mbaroi garën vetëm 19 sekonda pas fituesit dhe shënuar një kohë prej 2 minuta dhe 21.40 sekonda.
Nuk është hera parë që atletja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, konkuron shtatzënë.
Ajo bëri të njëtën gjë edhe në vitin 2014 në muajin e 8 të shtatëzanisë duke përfunduar garën 11 sekonda më vonë.



