Grabitja e banesës, flet deputeti: Më morën fqinjët në telefon, shtëpinë e gjeta përmbys

Grabitja e banesës, flet deputeti: Më morën fqinjët në telefon, shtëpinë e gjeta përmbys

Deputeti socialist, Namik Kopliku, ka folur në lidhje me grabitjen e banesës së tij në Tiranë. Kopliku ka thënë se kur ka ndodhur grabitja, ai ka qenë në Shkodër për aktivitetet e organizuara me rastin e festave të 28-29 Nëntorit dhe është njoftuar nga fqinjët.

“Gjatë momentit të grabitjes, banesa ka qenë e mbyllur sepse unë me gjithë bashkëshorten time ishim në Shkodër për aktivitetet e organizuara me rastin e 28-29 Nëntorit. U shqetësuam normalisht unë dhe gruaja. Kur shkuam në banesë, gjetëm fishekun e bravës së derës të prishur dhe derën e hapur. Kishin marrë sende me vlerë, bizhuteri. Në ambient kishin bërë pak rrëmujë, e kishin kthyer përmbys në kërkim të gjërave me vlerë dhe parave ndoshta”, ka thënë ai për News 24.

Kopliku ka shtuar se përveç bizhuterive i janë vjedhur edhe një sasi parash.   

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy