
Shpërthimi i një vullkani në Indonezi ka shkaktuar jo pak panik tek banorët që jetojnë në afërsi të malit Sinabung.
Shpërthimi në malin e Sinabung ka përhapur në ajër hirin pesë kilometra, duke 'asgjësuar' edhe majën e malit.
Qendra e Indonezisë për Vullkanet tregojnë imazhet para dhe pas shpërthimit si dhe një copë të madhe që mungon nga kulmi i malit.
Ky vullkan ka qenë i fjetur për 4 shekuj para se të shpërthente për herë të parë në 2010-ën, duke lënë 2 të vdekur, pas kësaj vullkani aktiv ka pasur edhe 2 shpërthime të tjera në 2014, shënoi 16 viktima, si edhe në 2016 ku vdiqën 7 persona.
Fatmirësisht nga aktivizimi i ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë, raportojnë autoritetet indoneziane. Video tregoi fëmijët duke ulëritur që iknin nga një shkollë pranë zonës së vullkanit, ndërsa një kolonë e hirit u ngrit në sfond.

Rreth 30,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e malit gjatë disa viteve të fundit. Zona e ashtuquajtur 'Unaza e zjarrit' është një zonë fatkeqësie gjeologjike në formë patkoi që është një shtrat i nxehtë për aktivitetin tektonik dhe vullkanik.
Mali i Sinabung është midis 120 vullkaneve aktive në Indonezi, e cila është e prirur për lëkundje sizmike për shkak të vendndodhjes së saj në zonën e Paqësorit që quhet "Unaza e zjarrit", dhe është një hark vullkanesh që rrethojnë vendin.



