Irani ndalon femrat të hyjnë në ndeshjen kundër Libanit, rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës

Irani ndalon femrat të hyjnë në ndeshjen kundër Libanit, rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës

Irani i frikësohet përjashtimit nga Kupa e Botës. Sigurisht një lajm i tillë do të irritonte tifozët e Kombëtares, ende të tronditur dhe të zhgënjyer nga një mospjesëmarrje në kampionatin botëror për të dytën herë radhazi. Megjithatë kjo mundësi është e largët.

Por pse po diskutohet një hipotezë e tillë? Të martën, më 29 mars, autoritetet iraniane nuk i lejuan vajzat dhe gratë të ndiqnin ndeshjen e kombëtares së Teheranit kundër Libanit, një ndeshje e cila nuk ishte vendimtare pasi kualifikimi kishte ndodhur prej disa kohësh.

Ministria e Sportit kishte vënë në dispozicion të femrave dy mijë bileta për ndeshjen, të cilat ishin blerë rregullisht, por që nuk u lejuan të hyjnë në stadium.

“Ne po dëgjojmë lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”, shkroi në Twitter anëtari i bordit të Federatës Iraniane të Futbollit, Mehrdad Seradschi.

Kujtojmë se janarin e kaluar, pas tre vitesh, femrat u lejuan të kthehen në stadium për të parë ndeshjen kundër Irakut. Aktualisht FIFA po monitoron situatën.

Në shtator të vitit 2019, organi kryesor i futbollit botëror i kishte dhënë një ultimatum Iranit në lidhje me praninë e femrave në stadiume, duke kërcënuar se do të përjashtonte kombëtaren iraniane nga garat ndërkombëtare nëse nuk do të ktheheshin sa më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy