Lufta në Ukrainë / Dhjetë korridore humanitare do të hapen sot

Lufta në Ukrainë / Dhjetë korridore humanitare do të hapen sot

Është rënë dakord që dhjetë korridore humanitare të hapen ditën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin jugor Mariupol me transport privat. Këtë lajm e bëri me dije zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Ndërkohë bëhet me dije se sulmet ruse pritet të ntensifikohen në jug dhe lindje të Ukrainës, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e fundit të inteligjencës së mbrojtjes.

Në rajonin e Donetskut, ajo tha se do të kishte një korridor, nga Mariupoli në Zaporizhzhia për automjetet private.

Në rajonin e Zaporizhzhia, Vereshchuk tha se do të hapeshin katër korridore:

Nga Berdiansk në Zaporizhzhia për automjete private dhe autobusë.

Nga Tokmak në Zaporizhzhia për automjete private dhe autobusë.

Nga Melitopol në Zaporizhzhia për automjete private dhe autobusë.

Nga Enerhodar në Zaporizhzhia për automjete private.

Në rajonin e Luhansk, pesë korridore u renditën nga Vereshchuk:

Nga Severodonetsk në Bakhmut.

Nga Lysychansk në Bakhmut.

Nga Popasna në Bakhmut.

Nga fshati Hirske në Bakhmut.

Nga Rubizhne në Bakhmut.

Të mërkurën, ishin evakkuar 4,892 njerëz përmes korridoreve të evakuimit.

Tom Bateman i BBC-së takoi civilë që kishin arritur të largoheshin nga Mariupol ditët e fundit, të cilët e përshkruan atë si një "varreza".

Ata folën për trupa të varrosur në varre të cekëta, grabitje nga luftëtarët çeçenë dhe banorë të uritur që vriteshin kur dilnin nga strehimoret për të gjetur ujë e ushqime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy