Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve në MCN Tv se efektet e të gjitha sanksioneve që ka vendosur Perëndimi ndaj Rusisë ende nuk janë shfaqur plotësisht.
I ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv, Milo theksoi se ekonomia ruse është “thembra e Akilit” për presidentin Putin dhe se është kjo pika ku sulmon fort Evropa dhe SHBA-ja.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Milo tha se ngjarjet në Ukrainë mbeten ende në përmasat e një konflikti lokal dhe shtoi se Rusia është e dobët në përballimin e vlerave demokratike evropiane.
Edhe vendet BE kanë pësuar dëme për nga mënyra si po zhvillohen ngjarjet për shkak të faktit që nga Rusia vinte furnizimi me gaz. Rusia ndodhet para një embargoje maksimaliste botërore të botës demokratike. Kjo është luftë e gjatë dhe Evropa dhe SHBA kanë gjetur mënyrën si ta godasin në kushtet ku ndodhen. Efektet e kësaj embargoje dhe masave që po merren patjetër që e kanë dëmtuar ekonominë e Rusisë. Rusia varet nga shumë gjëra nga Perëndimi. Ka dy pole, nëse e marrim si bllok, ato që e mbështesin janë vende jo të zhvilluar, dhe Rusia nuk është ekonomi udhëheqëse, prandaj dhe Rusia do ta vuaj. Ekonomia ruse është “thembra e Akilit” për Putinin. Duke qenë si pikë e dobët Perëndimi e godet, efektet e së cilët nuk janë shfaqur plotësisht. Rusia ka rezerva, do i harxhojë dhe atëherë do të duken efektet e vërteta.
860 e milionë dollarë, paketë e re ndihmë shumë e fortë nga SHBA-ja. Në bazë të përllogaritjeje ndihma e SHBA-ve për Ukrainën shkon diku te 19 miliardë dollarë, një shumë e madhe.
Ende është në përmasat e një konflikti lokal, sepse janë të angazhuar drejtpërsëdrejti Rusia dhe Ukraina. Kërcënimi i ambasadorit rus është mjet diplomatik për të ushtruar presion ndaj SHBA-së duke i kërcënuar për një luftë të drejtpërdrejtë. Për të shkuar te një konflikt ruso-amerikan, nuk është shaka, do të ishte fillimi i një lufte të tretë botërore, që ndodhen në kufijtë e përllogaritjeve potenciale në kuptimin e një alternative që është në tavolinë, por s’ka gjasa. Humbjet e Rusisë do të ishin katastrofale. Dhe vendet e tjera do humbin, por Rusia do të ishte në prag të shkatërrimit. Mund të ketë lëvizje të tjera, përdorim të armëve të sofistikuara ruse në adresë të Ukrainës, por nuk besoj se mund të shkohet në përdorimin e armëve bërthamore. Rusinë e tremb furnizimi masiv që Perëndimi i bën Ukrainës.
Hyrja e Bjellorusisë drejtpërdrejtë në konflikt do të shënonte një përshkallëzim të agresionit.
Kemi të bëjmë me një rivalitet fuqish, secili kërkon të ruajë influencat. Rusia kërkonte të rikthehet sferat e vjetra të influencës së saj, duke pasur frikë nga afrimi i NATO-s në kufi. Rusia është e dobët në përballimin e vlerave demokratike perëndimore. Perëndimi për rusët është vitrinë tërheqëse, dhe nuk e përballon forcën tërheqëse të perëndimit. Rusia është rikthyer në epokën e vjetër të stalinizmit nga mënyra si Putini qeveris vendin.
Milo tha gjithashtu se Rama ka ambicie për tu afishuar si aktor i rëndësishëm jo vetëm në rajon.
Në kuadrin e takimit të nesërm, konferencës së Pragës që do të shënojë krijimin e këtij institucioni të bashkëpunimit pan evropian edhe kryeministra të caktuar, pse jo dhe të sponsorizuar bëjnë lëvizje publike që t’i shërbejnë një loje politike publike për ta njohur sa më mirë këtë komunitet. Nisma e Ramës dhe kryeministrit holandez janë tezat kryesore të platformës që do të institucionalizohet nesër. 4-5 parime që kjo nismë u afshuan janë ato mbi të cilat do të ngrihet komuniteti. Rama është kryeministri i Shqipërisë dhe si i tillë ka ambicie për tu afshuar si aktor i rëndësishëm, jo vetëm rajonal. Rama është i njohur për ambicie, e shtriu politikën jashtë Shqipërisë me “Open Balkan” mendon se mund të ketë dimensione më të gjëra ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me ambicie që nuk mund të konsiderohet e jashtëligjshme apo e padobishme dhe që nuk ka kosto.



