Peqin, 15-vjeçari vetëplagoset me pistoletë në banesën e tij

Peqin, 15-vjeçari vetëplagoset me pistoletë në banesën e tij

Një 15 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Peqin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj, ku  shtetasi G.B. nga pakujdesia është vetëplagosur me pistoletë.

Në momentin e ngjarjes,  G.B ka qenë në banesën e tij i shoqëruar nga dy kushërinjtë e mitur.

15-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka sekuestruar pistoletën në cilësinë e provës materiale dhe po merren në pyetje dy kushërinjtë në prani edhe të psikologes.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy