Masat për frenimin e imigracionit, UNHCR i kërkon Uashingtonit të rishqyrtojë vendimet e tij

Masat për frenimin e imigracionit, UNHCR i kërkon Uashingtonit të rishqyrtojë vendimet e tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden , njoftoi së fundmi një masë të përkohshme për mbylljen e kufirit me Meksikën për azilkërkuesit, me qëllim forcimin e politikave të imigracionit përpara zgjedhjeve të nëntorit. 

Drupal Ad

 

 

 

Ky vendim, i zyrtarizuar përmes një urdhri ekzekutiv, synon të marrë kontrollin e kufirit jugor, i cili kohët e fundit ka qenë në qendër të debatit politik për shkak të një numri rekord të kalimeve të paligjshme.

Por masa ka nxitur kritika të forta. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka shprehur shqetësim të thellë, ndërsa komitetet e të drejtave të njeriut kanë njoftuar se do të apelojnë në gjykatë, duke përcaktuar politikën e Biden si më të ashprën ndaj migrantëve për dekada. UNHCR i kërkon Uashingtonit të rishqyrtojë vendimet e tij.

“Masat e reja do t’i heqin mundësinë shumë njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare të përfitojnë nga azili dhe do ta gjejnë veten pa një mundësi të mundshme për të gjetur sigurinë”, komentoi UNHCR në një deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy