Historiani dhe teologu Olsi Jazexhi tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se nëse do kishte demokraci në Shqipëri, kryeministri dhe shumica e ministrave duhet të ishin myslimanë.
Nëse do kishte demokraci kryeministri duhet të ishte myslimanë, shumica e ministrave duhet të ishin myslimanë. Në Shqipëri s’ka pasur një kryeministër besimtar që kur ra komunizmi. Besimtarë janë këta Berisha, Meta?! Sikur të kishte aq kapacitet Elvis Naçi pse jo, ose hoxhë Ahmet Kalaja”.
Ndër të tjera Jazexhi tha se Ismail Qemali e shpalli pavarësinë e Shqipërisë sa për të larë gojën, ndërkoha që shumica e shqiptarëve ishte pro një shteti nën protektoriatin turk.
Edhe pse Ismail Qemali bëri një shpallje sa me la gojën të pavarësisë, me urdhër nga Vjena, dëshira e shumicës absolute të shqiptarëve, ishte që nëse krijohej një farë Shqipërie në Ballkan, kjo të ishte nën protektoriatin turk. Ideja e krijimit të Shqipërisë nuk është vendosur nga fuqitë e Evropës. Do të ishte vendim i kryeministrit osman të kohës, ishte një kërkesë turke për krijimin e një Shqipërie të pavarur”.
Jazexhi tha se turqit nuk e kanë ndaluar gjuhën shqipe, pasi ajo shkruhej por me germa arabe.
Turqit nuk e kanë ndaluar gjuhën shqipe, biles edhe mësonjëtorja e Korçës, me germa latine. Gjuha shqipe është shkruajtur që në shekullin e 18, por me germa arabe. Mësonjëtorja e Korçës u hap me leje nga Porta e Lartë. Ka pasur luftë të brendshme në Perandorinë Osmane, lidhur me kahun e identitetit shqiptar. Kanë qenë vetë osmanët që nxitën promovimin e identitetit shqiptar në Ballkan, si kundërpërgjigje ndaj Kongresit të Berlinit. Kongresi shqiptaro-otoman i Dibrës, vendosi që në gjithë Shqipërinë do hapen shkolla për mësimin e shqipes, por me germa arabe. Gjuha shqipe është shkruajtur, por me germa arabe”.



