
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se FSK-ja do të bëhet ushqtri dhe pjesë e NATO-s. Në ceremoninë e FSK-së për nder të 20-vjetorit të Epopesë se UÇK-së, Haradinaj nderoi të rënët për çlirimin e Kosovës.
"Ju po krijoni një imazh për Kosovën dhe së shpejti do të bëheni ushtri e Kosovës dhe anëtare e NATO-s. Në rrethana paqeje do të shërbeni ku të kërkohet. Sot ushtarë dhe oficerë, ne mund të kthehemi nderojmë dhe kujtojmë me respekt epopenë dhe të betohemi për liri të përjetshme. Lavdi të rënëve për lirim", tha ai.



