Komandanti i Bayesian është nën hetim, për mbytje të anijes, vrasje të shumëfishta dhe plagosje nga pakujdesia.
James Cutfield, një 51-vjeçar nga Zelanda e Re, komandonte anijen me vela që u mbyt në ujërat e Porticello, Palermo, një javë më parë.
Në bord ndodheshin 22 persona, pasagjerë dhe ekuipazh.
Shtatë persona humbën jetën mes tyre manjati Lynch dhe CEO i Morgan Stanley International, Bloomer.



