Pas dorëzimit të gylenistëve, Turqia ia “mbyll derën” Kosovës

Pas dorëzimit të gylenistëve, Turqia ia “mbyll derën” Kosovës

Prokuroria turke ka refuzuar të bashkëpunojë institucionet e Kosovës në lidhje me informacionin e kërkuar në lidhje me disa shtetas të kësaj të fundit. Pavarësisht se rreth dy javë më parë, autoritetet e Kosovës i dorëzuan Turqisë 6 shtetas që ajo i konsideronte si pjesë e organizatës së Fetullah Gylenit, të cilën qeveria tuke e cilëson si terroriste, nuk ka ardhur e njëjta përgjigje për Kosovën.

Prokuroria e Shtetit të Kosovës, përmes Agjencisë së Inteligjencës, ka siguruar informacion se disa shtetas të Kosovës që qëndrojnë në Turqi, kanë lidhje me organizatën ISIS.

Por pavarësisht interesimit të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, lidhur me këto informacione, Prokuroria turke ka refuzuar të bashkëpunimin.

Tahiri, i ka thënë “Gazetës Blic” se është ankuar tek organet e rendit në Turqi, lidhur me rastin, duke shtuar se shtetasit kosovarë e cenojnë sigurinë kombëtare të vendit, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ana e tyre deri më tani.

“Unë në fakt jam ankuar edhe më herët te zëvendësministri i Turqisë për mosbashkëpunim të Prokurorisë turke, në lidhje me këmbimin e disa informatave që Prokuroria e Republikës së Kosovës ka kërkuar për disa shtetas të Kosovës që kemi informata nga Intelegjenca që janë në Turqi dhe që janë të lidhur me shtetin e ashtuquajtur Islamik, pra organizatën ISIS dhe deri më tani nuk kemi marrë informata, kjo ka qenë mjaft shqetësuese sepse e kam theksuar edhe në takim me zëvendësministrin e drejtësisë të Republikës së Turqisë, sepse kjo gjë e cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe ne kërkojmë që të bashkëpunojnë konforn rregullave dhe normave që i kemi në fuqi, që i kemi miratuar të dy vendeve, në anën tjetër kam marrë përgjigje se shumë shpejt do t’i përgjigjen kërkesave tona, por deri më tani nuk ka ndodhur”, është shprehur ai gjatë një interviste për “Gazeta Blic”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy