Itali/ Zbulohen kanalet e trafikut të drogës Shqipëri-Itali, 61 të arrestuar, kapet 1 ton marijuanë (VIDEO)

Itali/ Zbulohen kanalet e trafikut të drogës Shqipëri-Itali, 61 të arrestuar, kapet 1 ton marijuanë (VIDEO)

Gjashtëdhjetë e një urdhër-arreste janë lëshuar në kuadër të një operacioni antidrogë të policisë italiane të rajoneve të Katanias, Raguzës dhe Komos. Operacioni i koduar “Balkan” është finalizimi i një hetimit të nisur që në vitin 2012 në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Hetuesit kanë arritur të zbulojnë kanalet e trafikut të marijuanës nga territori shqiptar drejt vendit fqinj. Disa operacione blic të kryera në zona të Italisë kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të madhe marijuane.

Kështu, vetëm në provincën e Katanias janë sekuestruar mëse 1000 kg marijuanë dhe armë zjarri të llojeve të ndryshme.

Videoja e publikuar nga policia italiane zbulon përgjimet mes pjesëtarëve të bandës, të cilët komunikojnë në shqip lidhur me transportin e marijuanës.

Disa prej personave të përfshirë në trafik rezultojnë të arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa 6 shqiptarë janë në kërkim.  /nuovosud.it / Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy