GJKKO mbyll procesin për Adriatik Llallën, më 20 maj jepet pretenca nga SPAK

GJKKO mbyll procesin për Adriatik Llallën, më 20 maj jepet pretenca nga SPAK

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Mësohet se pas vendimit për rihapjen nga e para të gjykimit, gjithçka u mbyll në 5 seanca. Gjykata ka caktuar datën 20 maj kur prokuroria do lexojë pretencën nga  e para.

Gjyqi ndaj Adriatik Llallës u kthye në pikën zero në seancën e 16 prillit. U revokua gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para.

Me këtë vendim ra edhe pretenca e dhënë nga SPAK, që kërkoi 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike.

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim" në tre raste.

Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy