Sulmet kibernetike/ Semanaj: Shqipëria të fuqizojë sektorin privat të IT. E çuditshme të flitet për partneritet strategjik me “Microsoft”!

Sulmet kibernetike/ Semanaj: Shqipëria të fuqizojë sektorin privat të IT. E çuditshme të flitet për partneritet strategjik me “Microsoft”!

Eksperti i IT Besmir Semanaj tha se në Shqipëri duhet të fuqizohet sektori privat i IT dhe ky sektor duhet të ndihmohet nga shteti, sikundër ka ndodhur në Estoni.

Duke folur në MCN Live Semanaj tha se është e çuditshme që qeveria shqiptare flet për “partneritet strategjik” me Microsoft, kur kjo e fundit është një kompani private dhe një shtet.

Bankat, deri diku kompanitë e telekomunikacionit kanë investuar më shumë se shteti për krimet kibernetike. Që do ketë sulme të vazhdueshme do ketë. Ky rrezik do shtohet në të ardhmen. Kompanitë private të shtojnë investimet në siguri. Shumë kompani i kanë zero investimet në këtë pikë. Por ky mindest duhet të ndryshojë. Në kompanitë prestigjoze investimi për shërbimet është i njëjtë me atë që shkon për mbrojtjen e shërbimeve. Ka pasur rasnowere por në nivel kompjuterësh fundorë. Nuk besoj se dëmi më i madh është bërë nga ransonware, por nga marrja e të dhënave dhe fshirja e sistemeve. Mënyra si po vepron qeveria s’është e duhura, të gjitha shërbimet po ia kalon Microsoft. Në Shqipëri duhet të fuqizohet sektori privat i IT. Të gjitha kompanitë e IT që ofrojnë shërbime në Shqipëri duhet të bëhen pararojë. Bëhen pararojë nëse shteti do t’i ndihmojë. Në Estoni kishte një sulm të ngjashëm. Çfarë ndodhi, sektori privat u fuqizua. Duhet t’i dalim punës për zot vet si kompani shqiptare. Investimet të mos centralizohen në një, dy, tre, katër kompani. Në mënyrë që të kenë punonjës, t’i trajnojnë dhe të qëndrojnë në Shqipëri. Microsoft është mjaft i shtrenjtë. Nuk është se po i bën ndonjë nder shtetit shqiptar. Sot e kësaj dite s’e dimë çfarë kontrate ka shteti shqiptar me Microsoft. Partneritet strategjik me një kompani private, më duket pak e çuditshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy