
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pranon kërkesën e SPAK dhe merr të pandehur gjyqtarin Luan Daci.
Sot është mbajtur seanca gjyqësore për të dhe GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK duke e marrë të pandehur Luan Dacin.
Luan Daci është anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndërsa më herët është pezulluar dhe rikthyer në detyrë, për shkak se akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Pak muaj më parë Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentash. Ky vendim erdhi pasi SPAK i komunikoi Dacit akuzën për falsifikim dokumentash. Ky i fundit u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.



