Meta rrit tonin: Shkodra dhe gjithë Shqipëria ua piu lëngun Tomit dhe Xherrit

Meta rrit tonin: Shkodra dhe gjithë Shqipëria ua piu lëngun Tomit dhe Xherrit

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 qershorit dhe akuzat ndaj qeverisë janë rritur, por kësaj here jo nga opozita por nga aleati kryesor i qeverise së kryeministrit Rama.

Ish-kryetari i LSI Ilir Meta nga Shkodra ku ishte në një takim për të prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 25 qershorit ka dhene mesazhe te forta ndaj tyre nga qyteti i Shkodrës.

"LSI doli forcë e dytë para dy vitesh ne Shkoder, sot rinia e ka marrë vendimin, LSI forcë e parë.

S’ka më kohë për të humbur me Tomin dhe me Xherrin, se socialistët dhe demokratët kanë vetëm një adresë, LSI-në. Forcë e parë se cdo demokrat në Shkodër midis Ramës dhe Petrit Vasilit zgjedh Vasilin për kryeministër, se cdo socialist mes Bashës dhë Vasilit zgjedh Vasilin për kryeministrër. Se Shkodra dhe gjithë Shqipëria ua piu lëngun Tomit dhe Xherrit. S’ka më kohë Shkodra dhe Shqipëria për të humbur me këta karagjozë.
S’ka më kohë rinia e Shkodrës dhe Shqipërisë për tu besuar të pabesëve.

Veprojnë me mafien italiane për ta kthyer Shqiperine në një gropë të mbetjeve të Evropës. Kjo qeveri e ka vendin në arkivat e shqiptarëve si qeveri e shëmtuar e cila tallet me dinjitetin e shkodranëve dhe shqiptarëve", tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy