AMA bllokon dhënien e licencave për Top Channel, TV Klan e Digitalb

AMA bllokon dhënien e licencave për Top Channel, TV Klan e Digitalb

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bllokuar dhënien e licensës për Top Channel, Digitalb dhe TV Klan. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, AMA, thotë se pas mbledhjes së bordit drejtues ku të pranishëm ishin Kryetari, Gentian Sala, Nënkryetari, Sami Nezaj si dhe antarët  Pirro Misha, Suela Musta dhe Zylyftar Bregu, mbi aplikimin e shoqërive “Top Channel” sh.a., ”Tv Klan” sh.a., “Digitalb” sh.a. dhe “Supersport” sh.a.” për marrje licence private kombëtare transmetimi audioviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest u vendos mosdhënia e këtyre licencave. Kjo për arsye se nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licencave, pra pesë vota. Bazuar në nenin 19, pika 1/b të ligjit 97/2013, ku AMA lëshon dhe heq licencat me shumicë të cilësuar.

 

Dy prej anëtarëve, përkatësisht Sami Nezaj dhe Suela Musta, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, pasi bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni, periudhë e cila është e përcaktuar në nenin 136 të ligjit 97/2013. Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike është data 17.06.2015”, thuhet në një njoftim të AMA-s.

 

Ndërkohë, Top Channel ka reaguar menjëherë pas këtij njoftimi duke e quajtur këtë një vendim politik. Sipas Top-Channel dy prej anëtarëve të AMA-s që kanë votuar kundër, janë zgjedhur nga PD-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy