Erdogan mbërrin në Romë, Salvini: Turp për ne që e presim

Erdogan mbërrin në Romë, Salvini: Turp për ne që e presim

Presidenti turk, Erdogan, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali. Erdogan është takuar fillimisht me Papën në Vatikan, ndërkohë që Roma është blinduar për të garantuar sigurinë gjatë vizitës. Gjatë vizitës është parashikuar një takim me kryeministrin Gentiloni dhe presidentin Sergio Mattarella.

Vizita e Erdoganit është kundërshtuar nga lideri i Lega Nord, Matteo Salvini. “Më vjen turp që Italia pret përfaqësuesin e një regjimi ekstremist të përgjakshëm, nga një vend islamik, ku feja komandon mbi ligjin. Pranimi i Turqisë në Europë do të ishte katastrofë. Do të shohim si e votojnë partitë, përfshirë edhe Forza Italia, mocionin tonë që kundërshton pranimin e Turqisë në BE”, tha ai.

Rreth 3500 agjentë policie janë angazhuar në ruajtjen e rendit. Protestat antiErdogan kanë nisur që sot në mëngjes herët. Një grup prej 5 kurdësh u ndaluan teksa përpiqeshin të hynin në sheshin “Shën Pjetër”. Protesta të organizuara nga kurdët priten edhe në orët në vijim.  / ANSA / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy