KPA rikthen në Prokurori Elvin Gokajn, KPK e detyroi të frekuentonte shkollën

KPA rikthen në Prokurori Elvin Gokajn, KPK e detyroi të frekuentonte shkollën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Elvin Gokaj, i cili më herët u detyrua të frekuentonte shkollën. Ishte Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që vendosi ta rikthente në shkollë prokurorin Gogaj. Elvin Gokaj ishte rasti i parë në Vetting që u detyrua për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës pasi kishte mungesë të theksuar profesionalizmi.

Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme në disa prej dosjeve të prokurorit Elvin Gokaj, të cilat u bënë objekt rivlerësimi. Atë kohë, sipas relatores Genta Tafa Bungo, në 3 raste “duket se subjekti s’ka analizuar si duhet masën e dënimit; në dy rase s’ka analizë të veprës penale; në 1 rast në cilësinë e drejtuesit s’ka dhënë argumentim për zëvendësimin e prokurorit të një çështjeje dhe në një rast duket se ka shkelur të drejtat e të pandehurit duke zëvendësuar avokatin e zgjedhur prej tij me një avokat kryesisht”.

Përveç dosjeve të analizuara, relatorja shtoi se në KPK ishte depozituar një denoncim ndaj prokurorit Gokaj, i cili pretendonte se gjatë periudhës kur subjekti drejtonte prokurorinë e Elbasanit “ka ndikuar te prokurorët për caktimin e masave të buta të sigurisë për të dhënë dënime të ulëta”. Relatorja Bungo shtoi se denoncuesi ka renditur procedimet kur gjykata ka vendosur ndryshe nga sa ka kërkuar prokuroria.

Por, gjetjet e KPK nuk janë marrë parasysh nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ditën e sotme, Kolegji vendosi ta rikthejë në detyrë prokurorin Elvin Gokaj, pasi sipas trupës gjykuese subjekti është I aftë profesionalisht dhe se nuk ka bërë fshehje të pasurisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy