Qori: Ka shumë të pakënaqur, pushtetarët gabojnë kur i marrin për leshko   

Qori: Ka shumë të pakënaqur, pushtetarët gabojnë kur i marrin për leshko   

Në studion e emisionit “Arnautistan” Arlind Qori tha se janë shumë të pakënaqurit me dy partitë e mëdha. Kandidati për kryebashkiak i Lëvizjes Bashkë tha se pavarësisht asaj që i shitet nga politika në fushata, qytetari di ta dallojë të vërtetën nga gënjeshtra.  

Partitë e mëdha marrin qindra mijëra vota secila. Nuk mund t’i blejnë të gjithë. Unë takoj njerëz që më thonë që votoj për këtë e për atë.

Mendoj që çdo qytetar është i ndërgjegjshëm dhe ka kohë të reflektojë deri në ditën e votimit. Partitë i kanë konsideruar qytetarët si patate dhe thasët do t’i hapin në ditën e votimit.

Të pakënaqurit janë shumë.

Unë kam besim që qytetari mesatar di ta dallojë të vërtetën nga gënjeshtra. Njerëzit nuk janë leshko. Ata që janë aty sipër janë aq arrogantë dhe të vetëkënaqur sa e konsiderojnë qytetarin leshko. Asnjë nuk është i tillë.

Qori theksoi se pushtetarët në Shqipëri kanë humbur lidhjen me realitetin ku jetojnë shumica e shqiptarëve.

Korrupsioni është përditshmëria e tyre. Një pushtetar apo kandidat për pushtetar kur sheh një park sheh një leje të mundshme ndërtimi. Pushtetin e duan për të vjedhur. Kanë njëfarë afeksioni gati erotik me pushtetin. Kanë një marrëdhënie arrogante me qytetarët. Personazhet politike në Shqipëri e kanë humbur lidhjen me realitetin. Janë njerëz alienë mes nesh, aq shumë i ka atrofizuar pushteti saqë janë bërë njerëz allasoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy