Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit sot

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente kryesisht gjatë orëve të paradites.

Pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave, të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit lindor, duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy