Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën e Pëllumb Gjokës, biznesmeni kërkon heqjen e sekuestros për pasuritë

Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën e Pëllumb Gjokës, biznesmeni kërkon heqjen e sekuestros për pasuritë

Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar në Apelin e GJKKO heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se: 

Aktualisht në Apelin e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit po shqyrtohet një kërkesë e planifikuar më herët, është kërkesa e Pëllumb Gjokës për lirimin e pronave që ai dhe familja e tij disponojnë. Mes tyre edhe statutsin e investitorit strategjik për një resort turistik në Velipojë. Ai kërkon heqjen e sekuestros pasi argumenton se i ka puna me punë të ligjshme nga biznesi. Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme kërkon të mbetet në fuqi masa e sekuestros, pasi këto janë pasuri që janë në proces hetimi e verifikimi, dhe ka dyshime të arsyeshme se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal. Gjithçka u zbulua nga operacioni ‘Metamorfoza’, ku rezulton se biznesmeni Pëllumb Gjoka është i përfshirë në narkotrafik, armëmbajtje pa leje, por edhe në porositjen e krimeve të rënda, deri në vrasje. Mes provave të shumta, siç janë komunimimet në SKY enkro, nga ana tjetër janë edhe deklarimet e dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani, për zbulimin e pjesshëm të disa episodeve dhe zbulimin e plotë të grupit, pjesë e së cilit ishte Pëllumb Gjoka”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy