Eksperti i energjisë Anduel Çekrezi e shpjegon situatën e vështirë hidrike në të cilin ndodhemi duke thënë se na duhet të importojmë për të përballuar nevojat e vendit.
Duke folur në studion e lajmeve të MCN Tv, Çekrezi thotë se duhej politikë disa vjeçare e pjesës së uljes së importit dhe do të duhet të ishim më pak të varur dhe më të mbrojtur në rajon.
Lidhur me efektet që do të ketë mbyllja e gazsjellësit Nord Stream deri më 21 korrik, deklaroi se u mbyll për remont dhe mirëmbajtje dhe se pala shqiptare problem ka energjinë elektrike.
Ne do të afektohemi për sa kohë do importojmë energjinë elektrike dhe nuk e dimë sa kosto do jetë pas mbylljes së Nord Stream dhe rifillimit të paralajmëruar më 21 korrik.
Shqipëria po e blen energjinë me çmime rekord, me çmimet e bursës, po e blen në bursat rajonale. Konsumatorin e ndikon se biznesi po përballet e kostos e energjisë.
Në këto kushte ose do të duhet të mos prodhojnë ato produkte që po dalin në treg, ose do i prodhojnë me kosto të lartë. Për familjarët, nuk kemi akoma rritje të çmimit të energjisë, po flitet për fashën 700-800 kilovat, por s’kemi asgjë konkrete.
Nuk duhet të propozohet asnjë çmim për këtë fashë. Nëse flasim për çmimin real të tregut për mbi 800 kilovat, flasim për një çmim që përllogaritet thuajse trefish për ata që konsumojnë më shumë.
Sa i takon burimeve alternative për prodhimin e energjisë dhe hezitimit për të nxitur nisma të tilla, Çekrezi deklaroi do të ishte mirë sikur të kishim pasur strategji kombëtare të uljes së importit në këto 30 vite, në mënyrë që të mos ishim totalisht të prekur nga zhvillimet që ndodhin.
Koha po tregon se një investim i qëndrueshëm është edhe dielli dhe një segment është vetëprodhimi. Do të duhej më incentivë nga shteti në mënyrë që qytetarët të prodhojmë dhe të kenë mundësinë e shitjes së tepricës.
Segmenti i dytë është prodhimi me parqe të mëdha si rasti i fundit një kompani franceze që po investon me një park fotovoltaik.
Sot është e mundur që një qytetar apo biznes të instalojë panele fotovoltaike dhe ta prodhojë energjinë, por nuk lejohet ta shesë.



