Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar rreth një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ndryshimet në qeveri dhe nisjen e punës për fushatën zgjedhore. Takimi i Bashës me deputetët demokratë po zhvillohet në selinë blu.
Mësohet se diskutimet kanë në qendër emrat e ministrave të propozuar nga PD-ja, të cilët u dekretuan nga presidenti sot paradite dhe pritet të marrin shumicën e votave në seancën e pasdites.
Po ashtu, gjatë mbledhjes diskutohet edhe procesi i hartimit të listave të kandidatëve për deputetë, që duhet të përfundojë brenda 3 ditëve në vijim si edhe strategjia që do të ndiqet gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit.



