Raportuesi për Shqipërinë në PE-, Knut Fleckenstein, po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ky është takimi i dytë mes europarlamentarit Fleckenstein dhe kreu të demokratëve brenda dy ditësh. Takimi vjen në kohën kur PD-ja ka bojkotuar seancat parlamentare dhe punën në komisione, duke u bërë pengesë për reformën në drjetësi.
Një ditë më parë, Fleckenstein i bëri apel PD-së që të kthehet në Parlament.



