
Sulmet me raketa në zonat ushtarake në Sirinë veriore gjatë natës thuhet se kanë vrarë një numër luftëtarësh pro-qeveritarë, duke përfshirë edhe shtetas iranianë.
Ushtria siriane tha se objektet në provincat Hama dhe Alepo u goditën duke i karakterizuar këto sulme si “agresion”, por nuk ka thënë nëse ka pasur ndonjë viktimë apo jo.
Por një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar tha se katër sirianë dhe 22 të huaj, kryesisht shtetsa iranianë kanë humbur jetën nga këto sulme.
Sipas raportimeve të BBC, nuk dihet ende se kush fshihet pas këtyre sulmeve. Vendet perëndimore dhe Izraeli kanë goditur më parë objektiva të caktuar në Siri.
Pak javë më parë, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan tre objekte që thoshin se ishin të lidhura me programin e dyshuar të armëve kimike të qeverisë siriane.
Izraeli thuhet se ka goditur një bazë ajrore që shërbeu si një qendër komanduese e avionëve iranianë dhe përmbante një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore iraniane. Shtatë iranianë ishin mes 14 personave ushtarakë të vrarë në atë sulm.
Izraeli ka premtuar vazhdimisht të ndalojë Iranin nga forcimi i pranisë së saj ushtarake në Siri, ku ka vendosur qindra trupa që kur filloi lufta civile në vend në vitin 2011 për të ndihmuar në mbajtjen e pushtetit të Presidentit Bashar al-Assad.
Mijëra militantë myslimanë shiitë të armatosur, të trajnuar dhe të financuar nga Irani - kryesisht nga lëvizja Hezbollah e Libanit, por edhe Iraku, Afganistani dhe Jemeni - kanë luftuar gjithashtu me ushtrinë siriane.
Faqja e internetit pro-opozitare Orient News raportoi gjithashtu se shpërthime të mëdha u panë që vinin nga ato që besohej të ishin arka municionesh në bazën .
Aktivistja e medias opozitare Mohammed Rasheed ndërkohë i tha Associated Press se mbeturinat nga shpërthimi në depo goditën pjesë të Hama dhe se banorët e zonave pranë bazës u larguan nga shtëpitë e tyre.
Një zyrtar i një aleance rajonale që përfshin Iranin dhe Hezbollahun i tha New York Times se sulmi në bazën 47-të të Brigadës shkatërroi 200 raketa dhe vrau 16 njerëz, duke përfshirë 11 iranianë .



