Suen Çika, 7-vjeçari që realizoi ëndrrën, takon yjet e kombëtares Broja dhe Asani, babai rrëfen detajet

Suen Çika, 7-vjeçari që realizoi ëndrrën, takon yjet e kombëtares Broja dhe Asani, babai rrëfen detajet

Të vegjlit zakonisht kanë ëndërr të takojnë futbollistët e kombëtares dhe të bëhen si ata.
Një nga këta fëmijë është edhe 7-vjeçari Suen Çika, tifoz i madh i Armando Brojës dhe Jasir Asanit.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, i ati, Marigleni, tregoi se si arriti t’i realizonte të birit takimin me idhujt e tij, pak para ndeshjes Shqipëri-Angli.

Marigleni:

U gëzua shumë që Broja është mirë. 

Ka qenë gjithmonë dëshira e tij, por nuk e kishim realizuar më herët takimin sepse Broja ishte i dëmtuar, nuk grumbullohej, dhe Sueni më pyeste çdo ditë: ‘A ka ardhur Broja?’

Broja ka qenë idhulli i tij përgjatë gjithë kohës. M’u desh pak kohë për ta realizuar këtë takim, sepse duhej respektuar çdo rregull.
Falë miqve dhe rregullave të federatës, takimi u mundësua dhe Suelit iu plotësua një dëshirë e madhe.

I nxis përfaqësuesit e Federatës që t’u plotësojnë dëshirat fëmijëve për të takuar lojtarët e ëndrrave të tyre.

Suen:

Nuk u qetësova derisa pashë që Broja ishte mirë. Nuk e prisja këtë surprizë nga babi.
Kur Asani bëri atë pasimin, unë i thashë: ‘Ta hëngsha këmbën!’, e gjithë lagjja më dëgjoi duke bërtitur.

Mua më pëlqen të luaj futboll, jo vetëm ta shoh atë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy