Paraqitja e mirë nuk mjafton, Shqipëria humb miqësoren me Suedinë

Paraqitja e mirë nuk mjafton, Shqipëria humb miqësoren me Suedinë

Shqipëria u mposht minimalisht në miqësore nga Suedia. Pavarësisht rasteve të krijuara dhe lojës së mirë, në fund kuqezinjtë dolën të mposhtur.

Pjesa e parë e ndeshjes, u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndeshja nisi me Suedinë më kërkuese, por rastin më të mirë e kishte Shqipëria në minutën e 12-të, me Brojën që shpërtheu nga e djathta dhe pas një kontakti bie në zonë. Protesta nga kuqezinjtë për penallti, por arbitri vazhdoi lojën.

Në minutën e 19-të, suedezët iu afruan golit, por gjuajtja u ndal nga shtylla. Pak minuta më vonë, ishte Broja që shënoi për Shqipërinë, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 24-t, ishte Laçi që pas futjes në zonë, provon me një gjuajtje, por topi shkoi jashtë.

Në fundin e pjesës së parë, Suedia rrezikoi dy herë, por Strakosha, me dy pritje vendimtare e mbajti portën të paprekur.

Edhe pjesa e dytë, nisi me Suedinë në sulm, me Shqipërinë që provoi me kundërsulme.

Goli i vetëm i takimit, u shënua në minutën e 62-të, me Nilson, që përfiton në zonë dhe shënon me kokë.

Shqipëria tenton të reagojë dhe krijon disa raste, me Laccin dhe Gjimshitin, por pa sukses për të shënuar. Paraqitje pozitive e kuqezinjve, pas humbjes 3-0 ndaj Kilit pak ditë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy