AKU në terren për festat e fundvitit. Masa për bizneset që tregtojnë jashtë standardeve

AKU në terren për festat e fundvitit. Masa për bizneset që tregtojnë jashtë standardeve

342.5 kg produkte ushqimore janë bllokuar sëfundmi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në 4 biznese ne Tiranë dhe Kukes si dhe janë vendosur gjoba në vlerën e 650 mijë lekëve. Inspektorët e AKU do të jenë në terren gjatë ditëve të festave për të monitoruar zbatimin e rregullave të sigurisë ushqimore në tregje, markete e supermarket.

Ndërkohë gjatë dy muajve të fundit në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës janë gjetur në disa biznese ushqimore mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, si dhe tregtim të mishit pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Sipas ekspertit të teknologjisë ushqimore, Abdyl Sinani, konsumatorët nuk duhet të blejnë produkte pa etiketë apo vulën e veterinerit.

Ndërkohë Sinani thekson se AKU në prag të festive gjithashtu duhet të shtojë kontrollet tek tregtarët e gjelave të detit, pasi duhet të jenë të pajisur me certificatë.

90 kg produkte të ndryshme ushqimore janë gjetur me mangësi në etiketim në gjuhën shqipe, në sistemin e gjurmueshmërisë dhe dokumentacion në qarqet Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Kukës për të cilat inspektorët kanë vendosur masa administrative në vlerën e 500 mijë lekëve.

AKU njofton se gjatë muajit nëntor kanë gjetur një sasi të konsiderueshme produktesh orizi dhe miell misri të cilat kanë rezultuar jashtë standardeve, duke sekuestruar qindra pako.

Një muaj më parë 20 tonë kastraveca janë bllokuar dhe agsjesuar nga AKU për shkak të normës së lartë të pesticideve të gjetur në këtë produkt.

Duke iu referuar edhe denoncimeve të marra përgjatë muajit Nëntor, inspektorët kanë konstatuar 20 kg produkte ushqimore, të cilat tregtoheshin ndonëse i kishte kaluar afati i skadencës. Bëhet fjalë për disa lloje sallamrash, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, qumësht gjalp, kos dhe majonezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy