Kryediplomati i Ukrainës: Rusia po mban peng mbi 400 mijë persona, foshnjat pa ilaçe e ushqim

Kryediplomati i Ukrainës: Rusia po mban peng mbi 400 mijë persona, foshnjat pa ilaçe e ushqim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë dhe t'u vijë në ndihmë rreth 400,000 njerëzve aktualisht të rrethuar nga forcat ruse në juglindje të Mariupolit.

Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë se mban peng qytetarët në qytetin portual dhe i bëri thirrje Perëndimit të detyrojë Rusinë të ndalojë luftën e saj barbare kundër civilëve dhe foshnjave.

“Rusia vazhdon të mbajë peng mbi 400, 000 njerëz në Mariupol, bllokon ndihmën humanitare dhe evakuimin”, tha Kuleba. 

“Sulmet me granata vazhdojnë pa dallim. Gati 3000 foshnjave të porsalindura u mungojnë ilaçet dhe ushqimi. Unë i bëj thirrje botës të veprojë”,  shtoi ai.

Qëndrimi i Kulebas vjen pasi Dmytro Gurin, një deputet me origjinë nga qyteti, i tha BBC-së se qytetit i kanë mbetur vetëm tre deri në pesë ditë ushqim dhe se autoritetet janë detyruar të varrosin 33 persona të vrarë nga bombardimet ruse në një varr masiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy