Masat anti-Covid në Kosovë, ministri i Shëndetësisë del vetë në terren

Masat anti-Covid në Kosovë, ministri i Shëndetësisë del vetë në terren

Në Kosovë, zbatimi i masave anti-Covid po monitorohet në mënyrë rigoroze.

Gjatë ditëve të fundjavës, në terren ka zbritur vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga punonjës të policisë dhe Inspektoratit Shëndetësor.

Gjatë këtij aksioni institucionet e rendit dhe Zemaj kanë vëzhguar dhe kontrolluar se si po mbahet distanca dhe përdorimi i maskës në lokale.

Zemaj ka kryer kontrolle javore në qendra të mëdha dhe lokalet më të frekuentuara nga njerëzit, për të parë nga afër respektimin e masave.

Pas këtij inspektimi, Zemaj ka kontrolluar edhe disa lokale në qendër të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 957 persona.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy