Fotoja që habiti rrjetin/ Pasagjerët më të pazakontë në një fluturim me avion

Fotoja që habiti rrjetin/ Pasagjerët më të pazakontë në një fluturim me avion

Një foto e postuar në Redit i ka lënë pa mend përdoruesit e rrjetit. Në foto shfaqet një princ saudit, i cili ka akomoduar 80 zogj në një avion pasagjerësh.

Personi që ka postuar foton thotë se zogjtë janë fajkonj.

Transportimi i këtyre shpendëve në Lindjen e Mesme është një praktikë normale. Fajkonjtë janë shpendë që përdoren për gjah dhe janë përdorur në Lindjen e Mesme prej mijëra vjetësh.

Fajkoi është gjithashtu një simbol kombëtar për Emiratet e Bashkuara, që do të thotë se gjatë një udhëtimi duhet t’i krijohet komoditeti i nevojshëm.

Sipas përdoruesit që ka postuar foton, në Emiratet e Bashkuara, fajkonjtë mund të marrin pasaportën e tyre, që I lejon të udhëtojnë në vende si Bahrein, Kuvajt, Oman, Katar, Arabi Saudite, Pakistan, Marok dhe Siri.

Pasaporta është e vlefshme për 3 vjet dhe fajkoit duhet t’i garantohet sedilja e vet dhe masat e sigurisë për çdo aksident të mundshëm.

Një përfaqësues i linjës ajrore “FlyDubai” tregon se në vitin 2015, një kabinë e klasit biznes u rezervua për fajkonjtë.

Ndërsa “Qatar Airways”, nuk mund të transportosh më shumë se 6 fajkonj në një fluturim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy