Këngëtarja e re Ergita Baha e ftuar në emisionin “zgjohu me MCN” ka sjellë klipin e saj më të ri “Lun” për të cilin u shpreh se ka ardhur shumë spontanisht dhe se sapo e ka dëgjuar demon e bërë nga Genti Myftaraj e ka pëlqyer menjëherë.
Ajo shprehet se një kujtim i bukur për të cilin i është falënderuese Gentin është fakti që në këngë ka pjesëmarrës babin dhe vëllain e saj.
Ergita tregon se është duke punuar për një tjetër këngë e cila nis së shpejti xhirimet dhe se do të vijë me një bashkëpunim, por që nuk është Luiz Ejlli siç është përfolur.
'Lun' është kënga që ka ardhur pas albumit, çdo gjë ka ardhur spontanisht. Genti Myftaraj ishte duke punuar këtë demo dhe më ka thirrur në studio, sapo e dëgjova materiali më tërhoqi.
Unë e kam shijuar pa fund procesin e realizimit të këtij klipi. Babi dhe vëllai ishin pjesë e asaj kënge dhe ishte insistim i Gentit dhe jam shumë falënderuese sepse do ruaj një kujtim kaq të bukur. Edhe pse nuk më lidhin me historinë time personale i kam shijuar pa fund ato këngë.
Kur kam kënduar për herë të parë këngën ‘Pranë’ kam qarë me veten time, ndoshta sepse jam duke realizuar këngën time dhe jam duke jetuar ëndrrën time. I dua fortë të gjitha këngët dhe nuk i ndaj dot.
Jemi duke punuar për një tjetër projekt është bashkëpunim, por jo një bashkëpunim me Luzi Ejllin sic është pretenduar shumë pas një foto timen me të në rrjetet sociale. Luzi thjeshtë ka bërë promon e albumit tim dhe studio është ajo që na bënë bashkë me shumë artistë.



