Juristja Olldashi: Kjo është zemëratë popullore, s’ka më vend për kërkesa! Qeveria të lexojë revoltën

Juristja Olldashi: Kjo është zemëratë popullore, s’ka më vend për kërkesa! Qeveria të lexojë revoltën

Juristja Enkelejda Olldashi, e cila është njëkohësisht pjesëmarrëse në protestë, ka komentuar situatën e rënduar politike dhe shoqërore në vend.

 

 Në një intervistë për “MCN live”, Olldashi u shpreh se revolta aktuale buron nga një pakënaqësi e akumuluar që nuk ka më nevojë për lista kërkesash.

 

Sipas saj, e gjithë kjo situatë tregon një reagim të natyrshëm ndaj mënyrës së qeverisjes ndër vite, dhe si e tillë duhet te lexohet si një zemëratë. 

 

Tani, në fakt në të gjitha studiot televizive opinionistët, gazetarët bëjnë pyetje se për çfarë kanë dalë në shesh dhe cilat janë kërkesat. Pse duhet ta kemi këtë lloj mendësie që detyrimisht duhet të dalësh në shesh dhe duhet të formatosh kërkesat? 

E gjithë kjo, e gjithë kjo situatë tregon që këtu ka një zemëratë. A lexohet zemërata? Lexohet. 

A ka nevojë zemërata për kërkesa specifike? Jo. Kjo është një zemëratë, është një revoltë që nuk ka nevojë të artikulohet në formë kërkese dhe e gjithë kjo zemëratë drejtohet ndaj mënyrës së qeverisjes.

A ka lidhje vetëm me emrin e kryeministrit të sotëm? Jo. Kjo është një zemëratë e cila ka arritur kulmin, me gjithçka të personalizuar, personifikuar në këtë emër që është sot. Por është një zemëratë që nesër, kushdo që të vijë, të ketë parasysh që popullsia, shteti, qytetarët janë sovranë edhe pasi kanë votuar dhe pasi ne japim votën tonë dhe mendojmë që e kemi dhënë votën për të na përfaqësuar. Kjo nuk do të thotë që ne i kemi hequr vetes të drejtën për vendimmarrje.

Pra, ne nuk votojmë që një herë në katër vjet të na shprehet vullneti ynë. Jo, vullneti qytetar është çdo ditë. Dhe gjithë kjo gjë tregon që ka pasur vite dhe ditë që nuk ka qenë vullneti qytetar. Dhe tani zemërata është në formën e saj ku gjithkënd po të pyesësh cila është kërkesa, gjithkush thotë: po a ka vend për të bërë më kërkesa?

 Kemi bërë boll kërkesa. A ka vend që ne të artikulojmë dhe t'i shkruajmë këto kërkesa? 

Jo. Është momenti që qeverisja të lexojë zemëratën popullore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy