Është miratuar me 75 vota pro, 24 kundër dhe asnjë abstenim buxheti për vitin 2025.
Mazhoranca ka rrëzuar mandatet e propozuara nga opozita.
Sipas mazhorancës buxheti i këtij viti është më i lartë se ai i një viti më parë dhe në total është 8.2 miliardë euro.
Të ardhurat do të arrijnë në 754.6 mld lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual.
Deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro.



