Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave, e sheh të nevojshëm dinamizimin e pagesave në tregun shqiptar. Në një lidhje Skype me MCN Economy, Feri tha se e mbështet koncesionin e sistemit të pagesave, pasi do të krijojë më shumë lehtësi duke shmangur në masë të madhe përdorimin e parasë cash.
Duhet fillimisht të definojmë se cilit treg po i referohemi. Është një treg që njerëzit po e bëjnë për nevoja të caktuara. Vlen shumë për efekt të atyre që na dëgjojnë që ta përkufizojmë se për çfarë po flasim.
Jo gjithmonë përvojat me koncesionet kanë treguar se ka pasur sukses. Por jo gjithmonë. Ndalem këtu te kompania Aleat.
Për klientin fundor është thjesht lehtësi. Do të evitojë përdorimin e parasë cash. Ftoj që ta kanalizojmë diskutimin se për kë po flasim. Për një pengesë për këtë lloj tregu apo po flasim që klientit fundor nuk do t’i ofrohet shërbimi në mënyrë korrekte.
Sipas saj, koncesionet nuk duhen parë vetëm nën dritë negative.
Problemi nuk është koncesioni, problemi është sistemi që kontrollon koncesionet.
Bëhet fjalë për një zgjidhje teknike që do të shërbejë si urë lidhëse. Shërbimet më parë kanë qenë të fraksionuara deri në momentin që u krijua platforma. Banka e Shqipërisë mbikëqyr tregun financiar.
Ka një dorë që adreson shërbimet. Kjo është qeveria dhe administrata publike, që përfaqësojnë maxhoritetin e popullit. Nuk marr përsipër të them që koncesion shkel liritë kushtetuese të dikujt.
Duke pasur vetëm një koncesionar, çmimet mund të jenë shumë të larta.
Nuk mund të rrimë e të gjuajmë me llastik koncesionet. Jo të gjitha koncesionet janë të këqija. Sistemet që i mbikëqyrin mund të kenë probleme.



