
Procedohet penalisht në gjendje të lirë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Mbi të rëndon akuza për tentim të bllokimit të zgjedhjeve.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës akuzohet për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.
Kujtojmë në Shkodër janë zhvendosur disa qendra votimi, pasi Ademi nuk ka lejuar që të hapen dyert e institucioneve, shkolla, ku ishte programuar vendosja e materiale të votimit.
Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor , Shkodër për vepren penale të “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.



